Hardeni: Titulli, objektivi ynë kryesor
Ylli i skuadrës së Houston Rocketsit, James Harden, pasi fitoi trofeun e MVP-s sezonin e kaluar në NBA, ka deklaruar se tashmë pretendimet për të dhe ekipin e tij janë më të larta.
Rocketsi, edhe pse e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë në Perëndim, u mund nga Golden State në finalen e shtatë të “play-off-it, pa pasur mundësi të shpallet kampion në këtë kah të NBA-së dhe të luajë për titullin kampion. Por këtë herë objektivi që i shpëtoi nga duart “mjekrës” është primar për të.
“Titulli kampion mbetet objektivi ynë kryesor këtë sezon. Në Perëndim është gjithnjë e vështirë, pasi këtu janë skuadrat më të mira dhe këtë vit rivaliteti do të jetë më i madh, por edhe ne jemi të përgatitur për ta përballuar atë me sukses”, ka thënë Harden, 29 vjeç, gjashtë herë pjesëmarrës në “All Star Game”. Harden e mbylli sezonin e kaluar me një mesatare prej 30.4 pikësh për ndeshje, një nga më të lartat e historisë së NBA-së, ndaj ai shpreson që në sezonin e 10 në NBA t’i japë skuadrës së tij titullin kampione, i cili mungon prej 23 vjetësh.
“Përbërja e ekipit këtë sezon është edhe më e fortë, sidomos pas ardhjes së Carmelo Anthony, që i ka dhënë më shumë forcë grupit në mbrojtje dhe në sulm. Unë mendoj se këtë sezon mund të shkojmë deri në fund”, ka shtuar James Hardeni.