‘Hardh Fest’-i bën bashkë Thaçin e Haradinajn
Në komunën e Rahovecit të premten është hapur Festivali “Hardh Fest”, i cili tashmë ka karakter ndërkombëtar.
Pjesëmarrës në hapje të këtij festivali kanë qenë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore, duke përfshirë edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe dy përfaqësuesit kryesorë të shtetit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Edhe pse kohëve të fundit Thaçi e Haradinaj kanë qenë rival të ashpër politik, sidomos rreth idesë së korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Rahovec ata janë parë të buzëqeshur përballë njëri – tjetrit.
Në shoqëri të Thaçit dhe Haradinajt ka qenë edhe presidenti Meta, por jo edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka marrë pjesë në hapjen e “Hardh Fest”-it.
/Epoka e re/