Hardinaj: Pas heqjes së taksës Serbia po kthehet fuqishëm në tregun e Kosovës
05 mars 2022
| 17:43
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se pas heqjes së taksës Serbia po kthehet fuqishëm në tregun e Kosovës.
Ai ka paraqitur një tabele ku paraqet importet e Serbisë në Kosovë në shkurt të vitit 2019 dhe tash në shkurt të këtij viti.
“Shiheni sa kanë qenë importet e Serbisë në Kosovë në shkurt të vitit 2019, e sa është në shkurtin e vitit 2022.Ku mbet sllogani i Kurtit “mbroje tëndën”? Veç po pyes!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.