Harkivi mbetet pa rrymë si pasojë e sulmeve ruse
Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Harkivi, ka mbetur që disa orë pa rrymë, si pasojë e sulme të reja ajrore ruse, të cilat kanë shënjsstruar stacionet e energjisë.
Zyrtarët lokalë kanë thënë se nëntë objekte të energjisë janë goditur nga sulmet e së premtes, që kanë përfshirë 76 raketa dhe dronë.
Kryetari i Harkivit, Oleg Synegubov, ka thënë se qyteti është përballur me dëm “kolosal”.
Në mbrëmjen e së premtes është raportuar se 55 për qind e banorëve nuk kanë pasur rrymë.
Operatori ukrainas për energji, Ukrenergo, ka paralajmëruar se shkalla e dëmeve është e madhe dhe se riparimet mund të marrin më shumë kohë sesa zakonisht.
Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po e përdor dimrin si “armë lufte”, duke dëmtuar objektet kyçe, teksa temperaturat në këtë shtet veçse janë zero gradë Celsius.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.