Harrohet sërish Anton Çetta

04 nëntor 2018 | 18:15

Dje, 3 nëntor, ka pasur 23-vjetorin e vdekjes veprimtari i pajtimit të gjaqeve në vitin 1990-1991 në Kosovë, humanisti Anton Çetta.

Profesor Anton Çetta është i pari nga intelektualët që iu përgjigj që nga dita e parë thirrjes së të rinjve nga Peja dhe rrethina, ish-të burgosur politikë, nismëtarë të pajtimit të gjaqeve (Adem Grabovci, Have Shala, Myrvete Dreshaj, Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj) dhe nuk u nda prej tyre gjerë në përfundimin e plotë të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave, si rezultat i së cilës u falen mbi 1000 gjaqe.

Edhe ky përvjetor, ashtu si shumë të tjerë, ka kaluar në heshtje, si nga institucionet e shtetit ashtu dhe nga Instituti Albanologjik. Askush, asnjë fjalë të vetme përkujtuese s’e ka thënë për plakun e urtë Anton Çetta!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eros Grezda e ka fituar një vend titullari tek skuadra…