Harrohet skandali i tradhtisë, fansat çmenden pas Jordyn Woods
Pas skandalit të tradhtisë, Jordyn Woods duket se po merr vëmendje për mirë. 21-vjecarja publikoi një fotografi në “Twitter” dje ku nxirrte në pah linjat trupore me xhaketën që kishte veshur.
Fansat nuk hezituan ta komplimentojnë për paraqitjen. Shumë vajza i shkruanin se grimi dhe veshja e saj ishte e përkryer. Duket se Jordyni po rikthehet sërish në faqet rozë si një vajzë me ndikim në fushën e modës.
Para disa javësh, ajo mori vëmendje për shkak të tradhtisë me Tristan Thompson. Thuhej se basketbollisti kishte shkëmbyer puthje me të në një festë.
Aso kohe, Tristan ishte i lidhur me Khloe Kardashian, me të cilën gëzon dhe një vajzë. Ndërsa Jordyn ishte mikeshë e mirë e Kylie prandaj motrat Kardashian nuk e falën për veprimin, madje e përjashtuan nga të gjitha festat familjare.