Harroi në taksi kuletën me mbi 500 euro, taksisti nga Fushë-Kosova e dorëzoi në polici

25 mars 2021 | 11:51

Dje rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë-Kosovë, nga një qytetar (taksist) është dërguar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisti e kishte gjetur në veturën me të cilën po punonte.

Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli.

I njëjti është paraqitur në stacion ku janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim dorëzimit të parave dhe dokumenteve.

“Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me policinë, veçanërisht qytetarin S.B (mashkull), i cili mbrëmë përveç veprimit të cilin e vlerësojmë shumë, ndau edhe kohën e tij për rastin”, ka njoftuar policia

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen…