Harron çantën me 95 mijë euro në restorant, ia kthejnë pa i marrë asnjë cent
08 janar 2020
| 10:56
Pushimet e këtij dimri mund të kishin qenë ato ndër më të këqijat në jetën e një biznesmeni nga Latina.
Pasi konsumoi diçka në një restorant, biznesmeni u largua për të harruar aty një çantë që përmbante rreth 95 mijë euro.
Megjithatë, punonjësit e barit e pikasën dhe kontrolluan menjëherë për ta gjetur poseduesin e tyre. Pas kontrolleve u gjet edhe pronari i saj, të cilën e lajmëruan menjëherë.
Por surpriza ishte e madhe kur panë që të gjitha paratë ishin në çantë.