Harry dhe Meghan drejt divorcit?

11 shkurt 2025 | 16:27

Në mënyrë ciklike, thashethemet rikthehen: princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se janë në prag të ndarjes. Një thashethem që kurrë nuk gjen konfirmim, por që herë pas here hedh hije mbi një nga marrëdhëniet mbretërore më të përfolura të të gjitha kohërave.

Pas një viti 2024 të kaluar kryesisht të ndarë – në pjesën e dytë të vitit ata u panë në disa ngjarje gjithmonë vetëm – Meghan dhe Harry vendosën ta nisin ndryshe vitin 2025: duke shpallur se në shkurt do të jenë bashkë në Vancouver për Invictus Games.

Një lajm i mirë për fansat e çiftit, por që nuk e shuajti plotësisht zërat për një krizë mes tyre. Ndërsa shumë media e konsiderojnë marrëdhënien e Sussex-ëve të mbaruar, ka edhe nga ata që sigurojnë se ish-anëtarët aktivë të familjes mbretërore nuk kanë aspak ndërmend t’i japin fund. Page Six citon një burim të saj.

“Meghan dhe Harry e dinë që janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe se vlera e tyre qëndron në marrëdhënien e tyre”, shkruhet në faqen e njohur amerikane. “Edhe nëse do të donin të ndaheshin, nuk do të mundnin”. Dhe për ta sqaruar më tej këtë ide, burimi shpjegon: “Sinqerisht, ata janë të fiksuar pas njëri-tjetrit. Janë thjesht dy narcisistë”.

Për më tepër, një divorc i mundshëm, sipas këtij burimi, nuk do të ishte aspak i favorshëm, pasi Meghan dhe Harry kanë nënshkruar pothuajse të gjitha kontratat e tyre tregtare së bashku.

Nga ana tjetër, qarkullon edhe lajmi se Meghan Markle ka kontaktuar shtëpinë botuese Penguin Random House – të njëjtën që botoi kujtimet e Harry-t në 2023 – për të “vlerësuar interesin”, kryesisht financiar, për një libër të mundshëm mbi divorcin e saj nga djali i vogël i mbretit Charles.

Thjesht një hipotezë, natyrisht. Përveç nëse ka ndonjë surprizë. Dhe duhet thënë se në këtë aspekt, Sussex-ët kanë një talent të vërtetë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Super finalja e ProCredit Kupës së Kosovës në basketboll ka…