Harry dhe Meghan mbështesin fëmijët e sëmurë
06 shtator 2018
| 10:42
Harry dhe Meghan u janë bashkuar fëmijëve, prindërve dhe kujdestarëve për fëmijët e sëmurë në Londër.
Princi Harry dhe gruaja e tij mbërritën të mërkurën për të marrë pjesë në një nga ngjarjet më frymëzuese të vitit të tyre të punës.
Çifti po ndjek çmimet vjetore WellChild për ta nxjerrë në pah guximin e fëmijëve të sëmurë rëndë dhe familjeve të tyre, duke i falënderuar ata që kujdesen dhe i mbështesin. Një nga fituesit këtë vit, Matilda Booth, pati rastin të fliste me Meghanin, me ç’rast asaj i dha një buqetë trëndafilash të bardhë.