Harry dhe Meghan thyejnë traditën 64-vjeçare të familjes mbretërore
15 shkurt 2024
| 11:37
Princi Harry dhe Meghan Markle e kanë ndryshuar faqen e tyre në fillim të kësaj jave.
Tani është zbuluar se ndryshimet nuk kanë mbetur me kaq. Harry dhe Meghan thuhet se kanë thyer një traditë mbretërore 64-vjeçare dhe kanë ndryshuar mbiemrat e fëmijëve të tyre.
Në vend që të njihen si Mountbatten-Windsors, Archie dhe Lilibet kanë mbiemrin Sussex që nga kurorëzimi i Charles, raporton The Mirror.
Duke ndryshuar mbiemrat e Archie dhe Lilibet, Harry dhe Meghan po thyejnë një traditë 64-vjeçare.
Të hënën në mbrëmje, Sussex-ët lançuan uebsajtin e tyre të ri. Kjo bëri bujë, sepse faqja e internetit do t’i kushtohej tërësisht titujve të tyre mbretërorë.
“Ata mund të futen në telashe të vërteta duke përdorur emrin Sussex”, deklaroi një burim.