Harry i bashkohet Meghanit në Kanada
23 janar 2020
| 11:45
Princi britanik Harry ka arritur në Kanada për t’iu bashkuar gruas së vet, Meghanit dhe djalit të tyre, Archie.
Ai fluturoi nga Londra në Vancouver ku doli nga aeroplani i shoqëruar nga sigurimet dhe u fut në veturë.
Para se të largohej nga Londra, princi pranoi se po merrte një “vetëbesim”, pasi u tërhoq nga detyrat mbretërore në përpjekje për të ndërtuar një jetë më të qetë, pa kufizime mbretërore.