
Harry Kane flet pas fitores ndaj Kosovës
17 nëntor 2019
| 21:01
Anglia shënoi fitore me rezultat bindës ndaj Kosovës (0-4), por sulmuesi Harry Kane e ka vlerësuar terrenin e stadiumit “Fadil Vokrri” si të vështirë për kundërshtarët.
“Ishte një ndeshje e vështirë në një terren të vështirë. Ne kemi fituar tashmë grupin prandaj psiqikisht nuk ishte e lehtë të shkojmë sërish. Por, mendoj se e menaxhuam mirë dhe ishim klinik dhe rezultati prej 0-4 është fantastik”, ka thënë Kane.
Sulmuesi i Tottenham Hotspur e shënoi goli e dytë për Anglinë në ndeshjen ndaj Kosovës.
/Epoka e re/