Harry Kane jashtë fushave deri në prill
14 mars 2018
| 15:48
Harry Kane i ka dëmtuar ligamentet në nyjën e këmbës së djathtë dhe do të mungojë deri prill, ka njoftuar Tottenhami.
Sulmuesi anglez ka pësuar lëndim në pjesën e parë në fitoren e Tottenham 4-1 ndaj Bournemouth të dielën dhe ishte zëvendësuar nga Erik Lamela.
“Vlerësimet e para konfirmojnë se Kane i ka dëmtuar ligamentet e anësore në nyjën e djathtë. Sulmuesi anglez e ka pësuar këtë lëndim pas një ndërhyrjeje në fitoren tonë 4-1 ndaj Bournemouth të dielën dhe pritet të kthehet në stërvitje me ekipin e parë muajin e ardhshëm”, ”, ka njoftuar Tottenhami nëpërmjet llogarisë zyrtare në “Twitter”.