![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/princi-harry.jpg)
Harry thotë se ka vrarë 25 luftëtarë talebanë në Afganistan
06 janar 2023
| 10:48
Një nga sferat që Princi Harry mbulon në kujtimet e tij është koha duke shërbyer si pilot helikopteri në Afganistan në 2012-2013.
Harry ka thënë se ka marrë pjesë në gjashtë misione, të cilat përfshinin vdekje, por i shihte ato si të justifikueshme, shkruan “BBC”.
“Nuk ishte një statistikë që më mbushte me krenari por as nuk më la të turpëruar”.
“Kur e gjeta veten të zhytur në vapën dhe konfuzionin e luftimeve, nuk i mendoja ata 25 si njerëz. Ata ishin pjesë shahu të hequr nga tabela, njerëzit e këqij u eliminuan para se të vrisnin njerëz të mirë”, ka shkruar Harry.