Harry zbulon skandalet e familjes: Nuk më lejuan të marr Meghan me vete kur Mbretëresha po vdiste
Zbulimet në lidhje me përmbajtjen e librit të shumëpërfolur të Princit Harry me titull “Spare” bëhen gjithnjë e më shokuese. Siç zbulon Daily Mail, mbreti Charles nuk e donte bashkëshorten e Harry, Meghan, në Balmoral kur Elizabeth po vdiste.
Diku tjetër në libër, Princi Harry thekson se babai i tij nuk donte që Meghan Markle të ishte e pranishme në momentet e fundit të jetës së mbretëreshës Elizabeth. Duka dhe Dukesha e Sussex ndodheshin në Londër kur shëndeti i Elizabeth u përkeqësua. Në fakt, çifti dukej gati për të udhëtuar në Kalanë Balmoral për të qenë në krah të Mbretëreshës.
Pra, Princi Harry udhëtoi për në Skoci me një avion privat, por në kohën kur ai mbërriti në Balmoral ishte tashmë tepër vonë pasi mbretëresha Elizabeth kishte dhënë frymën e saj të fundit.