Harta e Ballkanit në mes të tryezës në Londër, Lajçak i njofton britanikët për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi
Ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkuar në Londër për t’i njoftuar britanikët lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e normalizimit të raporteve.
Lajçak tha se atje pati takime produktive me përfaqësues të Britanisë së Madhe, ku përpos dialogut foli me ta për gjendjen në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
“Sot pata një ditë të plotë takimesh produktive në Londër për të shkëmbyer mendime mbi Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me Ministrin e Evropës të Britanisë së Madhe, Leo Docherty, miku im i dashur Lord Peach dhe ekipi i Zyrës së Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit”, shkroi Lajçak në Twitter.
Had a full day of productive meetings in London today to exchange views on the Dialogue and the Western Balkans in general with 🇬🇧 Europe Minister @LeoDochertyUK, my dear friend Lord Peach and the team of the Foreign, Commonwealth & Development Office. pic.twitter.com/CorURb9pRl
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 29, 2023
Kujtojmë se një ditë më herët, Lajçak ishte në Berlin të Gjermanisë, për po të njëjtën arsye, takime këto që ai i konsideroi intensive.