Harteli flet për rimeçin ndaj Krasniqit
27 gusht 2019
| 22:38
Për rimeçin ndaj boksierit nga Kosova, Haxhi Krasniqi ka folur edhe Stefan Hartel.
Boksieri gjerman është i bindur që sërish do të dalë triumfues ndaj Krasniqit.
“Do ta mposht përsëri Robinin. Është e nevojshme t’i bëj më në fund gjërat e qarta në këtë drejtim. Pas spekulimeve të herës së fundit, tash më duhet dhe do t’i bëj gjërat edhe më të qarta. Kam vendosur ta ndjek këtë rrugë për ta vazhduar rrugëtimin për ta sfiduar titullin e kampionit të botës. Pas karrierës së gjatë si amator, tash jam në boksin profesionist dhe afër më të mirëve të botës. Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi për një titull botëror”, ka thënë Harteli.
/Epoka e re/