Harti nënshkruan për ‘Spurs’
17 gusht 2020
| 17:15
Joe Hart më në fund ka gjetur një skuadër të re. Portieri anglez ka nënshkruar për dy vjet me Tottenhem Hotspurin. Hart kishte disa kohë që ishte pa skuadër.
33-vjeçari ka provuar të luajë në Serinë A me Torinon, si dhe në Premierë Ligë me disa ekipe angleze. Hart ka qenë për shumë vite portier i parë i Manchester Cityt.
33-vjeçari ka mbrojtur për disa vite edhe portën e kombëtares së Anglisë, ku pjesëmarrja e fundit me Anglinë ishte në Evropianin e 2016-s.