Harvardi leksion për liderët e Covid19! S’ka nevojë të dukeni të fortë, vetëm bëni këto gjëra

26 prill 2020 | 09:25

Thuhet shpesh se një vizion i fortë e bën një udhëheqës të mirë. Por në kohë krizash, njerëzit nuk kanë nevojë për një vizion që ti frymëzojë, se tashmë e kanë guximin për të vepruar. Përkundrazi, ata kanë nevojë për atë që psikologët e quajnë ‘Holding’, ose udhëheqës që pranojnë gjendjen emocionale të njerëzve dhe u japin një kuptim të kontekstit dhe realitetit. ‘Holding-Mbajta’ u lejon njerëzve që të kanalizojnë dëshirën e tyre për të vepruar në diçka të qëllimtë dhe kjo u lejon atyre që të jenë plotësisht të shëndetshëm në aspektin psikologjik, duke ruajtur shëndetin mendor.

Për të siguruar një mbajtje institucionale, tregojuni njerëzve që udhëhiqni se çfarë do të ndodhë me rrogat e tyre, sigurimin shëndetësor dhe kushtet e punës. Çfarë do të ndryshojë me mënyrën se si ata punojnë? Cilat janë tani përparësitë kryesore? Dhe çfarë do të bëjnë?

Zhduk thashethemet dhe lajmet e rreme!Inkurajoni dhe mbroni pjesëmarrjen e të gjithëve më shumë sesa bëni zakonisht. Bëjini këto gjëra para se të rekomandoni pushimet e zakonshme, meditimin ose stërvitjen, në të kundërt thjesht do të neglizhoni detyrën tuaj të kujdesit. Tani, fokusojeni vëmendjen tuaj tek ruajtja e marrëdhënieve ndërpersonale. Për ta bërë mirë këtë, duhet të fokusoheni në të tashmen. Motivi duhet të jetë e ardhmja, por kjo duhet të jetë pak më shumë sesa largimi nga realiteti, nëse nuk kuptoni dhe dëshmoni përvojat dhe shqetësimet e menjëhershme të njerëzve. Jepuni mundësi njerëzve të ndjenë çfarëdoqoftë ajo pa turp dhe lërini të jenë kuriozë për të ardhmen.

Mos kini frikë të ktheni në model këto sjellje gjithashtu. Thelbi i ‘Keeping’ është njohja e shqetësimit dhe vështirësisë pa i fuqizuar ato. Janë pikërisht udhëheqësit që merren me këtë krizë dhe u duhet të mbajnë larg dështimin e organizimit të tyre dhe të cilëve ne do u drejtohemi kur të vijë koha për të artikuluar një vizion për të ardhmen. / Harvard Bussines/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Nju Jorkut, epiqendra e shpërthimit të vendit Covid-19…