Hasan Hyseni, ‘Ylli i javës’ në Superligë
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 30-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Prishtina, Hasan Hyseni.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në pëebërje: Lulzim Berisha, Avni Shala dhe Adem Sylejmani.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 30-të t’i takojë Hasan Hysenit. Ky vendim u mor si rrjedhojë e peshës së ndeshjes Malisheva vs Prishtina.
Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Prishtinës u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës. “Faleminderit për këtë çmim. Është një vlerësim i madh për mua. Dua t’Ia dedikoj të gjithë bashkëlojtarëve që kanë pasur meritë për këtë fitore. Shpresojmë që të vijnë edhe çmime të tjera në të ardhmen”, tha Hasani për faqen zyrtare te FFK-së.