Hasani: Do t’i mbrojmë konsumatorët
Bajram Hasani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se mbrojtja e konsumatorëve do të jetë njëra prej çështjeve të rëndësishme të cilën do ta trajtojnë pas ardhjes në Qeveri.
Ai gjatë një takimi me banorët e fshatrave Malishevë e Epërme, Malishevë e Ulët, Ulgar, Bukovik e Capar, ka folur për Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
“Tashmë në të gjitha marketet e vendit, pranë çdo produkti e keni të vendosur flamurin e vendit të origjinës.
Kjo është rreglluar me ligj gjatë kohës sa unë isha ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Për nevojën e zbatimit të Ligjit për Konsumatorin sonte folëm me banorët e fshatrave Malishevë e Epërme, Malishevë e Ulët, Ulgar, Bukovik e Capar”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.
Hasani ka folur edhe për taksën, për Fondin Zhvillimor dhe për rritjen e pagave.