Hasani: Është gabim të rrethohet numri që s’ka kandidat, vota shpallet e pavlefshme
29 janar 2021
| 22:16
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka folur pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila vendosi se Albin Kurti dhe të tjerët nuk mund të kandidojnë për deputetë.
Një vendim i tillë ishte i pritur për Hasanin.
“Ajo është ditë. Nuk është dashtë ndonjë filozofi e madhe për të marrë vesh, ose për të qenë jurist i hollë për të kuptuar se ky do të jetë vendimi”, tha Hasani.
“Ky është njëfarë lloj teatri i absurdit veç në sferën juridike ku shpërbëhet dialogu në mes të fjalës dhe veprimit’, theksoi ai në Rubikon në Klan Kosova.
“Prej asaj që e ka thënë Gjykata Kushtetuese, krejt e pritur është, krejt normale. Do të ishte e çuditshme po të kishte ndodhur ndryshe me të thënë të drejtën”, shtoi Hasani.