Hasani flet pas prezantimit te Diosgyori
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës U-21, Florent Hasani është prezantuar sot nga FC Diosgyor VTK. Pas prezantimit, Hasani ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar drejtë këtij rrugëtimi që rezultoi mjaftë i suksesshëm.
Postimi i plotë i Hasanit në “Facebook”
Miqtë e mi të nderuar dhe të respektuar nga sot zyrtarisht jam pjesë e FC Diosgyor VTK në ligën e Hungarisë.
Pas një rruge të gjatë dhe më shumë sakrificë, sot erdhi dita që të bëjë një hapë më të madh në karrierë.
Së pari dua ta falënderoj Allahun që më dha shëndetin dhe të gjitha mundësit të punoj, dua të falënderoj të shtrenjtën familje të cilët më kanë përkrahur maksimalisht në çdo moment dhe që i dua pa fund.
Hapat e parë i mora te klubi i qytetit FC Vushtrria ku edhe debutova në Superligë si 17-vjeçar dhe dua t’i falënderoj të gjithë që nga drejtuesit, trajnerët më të cilët punova dhe mësova shumë, bashkëlojtarët që i kisha aty dhe tifozët “Forca”.
Hapi i radhës ishte Trepça’89 ku për 2 vite e gjysme të gjithë se bashku arritëm suksese historike. Falënderim të madh për çdo njeri në këtë klub të cilët më besuan dhe me dhuruan hapësirë të tregoj vlerat në Superligën e Kosovës dhe besoj që këtë besim ua kam kthyer me paraqitje të mira, gola, asistime, fitore, trofe e suksese, falënderoj presidentin Abedin Zeka, i cili me besoi dhe me dha përkrahje shumë që nga dita e parë dhe suksesi im është i lidhur më të. Falënderoj trajnerët dhe drejtorët me të cilët punova gjatë kësaj periudhe ku arritëm suksese dhe rezultate historike, nga të gjithë mësova gjëra të mira, falënderim të pafund për bashkëlojtarët ku të bashkuar arritëm gjithçka dhe të cilët gjithmonë do të mbesin në zemrën time, në çdo ndeshje do të bëj tifo për ta dhe ju uroj shumë sukses, falënderoj gjithë tifozët që na përkrahen drejt rrugës se titullit.
Falënderim të veçantë për dy njerëzit dhe bashkëpunëtorët e mi të cilët kanë shumë meritë që unë jam sot këtu, Meriton Berisha dhe Attila Georgi. Falënderoj të gjithë miqtë e mi, shoqërinë dhe të gjithë të cilët janë pjesë e jetës dhe karrierës time.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)