Hasani: Gati janë masat që duhet t’i ndërmarrë Qeveria për parandalimin e drogës tek të rinjtë

29 janar 2020 | 14:57

Task Forca anti Drogë dhe Siguri në Shkolla, së bashku me  institucionet anëtare të saj  është në fazën finale për ta përcjell për miratim tek Kryeministri, dokumentin me masat që do të ndërmerren me qëllim të parandalimit të shpërndarjes dhe konsumimit të narkotikëve  tek të rinjtë.

Shefi i Task Forcës Avdullah Hasani, ka deklaruar se trupa që ai e drejton dhe institucionet tjera anëtare tani janë në fazën e fundit të konsultimeve lidhur me propozimin- vendimin për masat që do t’i marrin Qeveria e Kosovës dhe sektori i sigurisë në vend, me qëllim të parandalimit të dukurive negative tek të rinjtë, në këtë rast konsumimin e narkotikëve dhe  zvogëlimin e kriminalitetit tek të rinjtë.

Ndryshe fushata shtetërore “ Jo drogë tek të rinjtë- Siguri në Shkolla”, do të filloj shpejt publikisht dhe në të gjithë territorin e Kosovë, ku prioritet do ta ketë vetëdijshmin e të rinjve lidhur me pasojat shëndetësore dhe ligjore që vijnë nga konsumimi ose shpërndarja e narkotikëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë amerikan e kishte blerë një orë Rolex për…