Hasani: Gjendja e të lënduarve nga zjarri është stabile
09 shtator 2021
| 00:34
Hasani: Gjendja e të lënduarve nga zjarri është stabile
Zëvendës ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani tha se gjendja e të lënduarve nga zjarri është stabile.
“Të dhënat zyrtare të vdekurve do të dalin shumë shpejtë, derisa prokurori dhe hetuesia është në vendin e ngjarjes nuk mund të themi një numër të saktë të viktimave.
“Gjendja e tyre është stabile, por nuk kemi informata ende të reja, deri tani ishim në terren dhe nuk kemi informacione.
Hasani tutje tha se mbi 20 pacient kanë qenë duke u trajtuar për Covid-19, njofton Klankosova.tv.
“Mbi 20 pacient me Covid-19 kanë qenë duke u shëruar në bazë të evidencës tonë, por përderisa hetuesia dhe prokurori nuk mund të them asgjë”.