Hasani: Gjilani ka nevojë për energjinë e të rinjve

12 qershor 2018 | 19:22

Nisma Socialdemokrate në Gjilan është duke vazhduar procesin zgjedhor. Në këtë kuadër të martën është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i të rinjve.

Kryetare e të rinjve të Nismës Socialdemokrate në Gjilan është zgjedhur Arta Mustafa.

Kryetari i degës së Nismës në Gjilan, Bajram Hasani, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se politika ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm e humanë, të cilët punojnë për vendin dhe qytetarët e Kosovës, dhe se të tillë janë të rinjtë e Nimës Socialdemokrate në Gjilan.

“Energjia dhe dëshira për ta bërë Kosovën tonë një vend ku secilit i jepet mundësia për jetë të dinjitetshme, shkollim e punësim të mirë është detyrë e jona. Por, asgjë nuk mund të bëhet pa forcën e rinisë. Janë këta të rinj e të reja të cilët duke i ditur sfidat me të cilat përballen, të cilët i jetojnë këto sfida çdo ditë, kanë vendosur të angazhohen në jetën politike”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, Gjilani dhe Kosova kanë nevojë për idetë e të rinjve dhe energjinë e tyre për të ecur përpara me një drejtim qeverisës që kujdeset për të gjithë njerëzit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri…