Hasani i pakënaqur me shfuqizimin e vendimit për kyçjet në autostradë: Vitia po diskriminohet

06 mars 2020 | 19:08

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se shfuqizimi i vendimit për ndërtimin e kyçjeve të Vitisë në Autostradën “Arbën Xhaferi’ është i padrejtë.

“Vitia po diskriminohet. Vendimi që Vitia të mos ketë kyçje në Autostradën “Arbën Xhaferi’ është i padrejtë. Pa dashur të komentojë procedurat e tenderimit, sepse nuk kanë qenë çështje e imja, unë personalisht pata kërkuar kyçjen e Vitisë në këtë autostradë. Ky vendim është i dëmshëm për banorët e Vitisë dhe ekonominë e kësaj komune”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se…