
Hasani i PDK-së: Nuk do ta votojmë qeverinë Kurti
15 prill 2025
| 10:23
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në seancën konstituive
Ai është shprehur se është i vendosur që të mos e votojë qeverinë Kurti.
“Ne kemi thënë se nuk do ta votojmë qeverinë Kurti”, ka deklaruar Hasani.
Seanca do të mbahet sot në ora 10:00, duke shënuar formalisht fillimin e legjislaturës së nëntë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.