Hasani i PDK-së përkrah deklaratën e Sahatçiut: PDK-ja duhet të jetë promotore e unitetit politik

22 nëntor 2022 | 10:21

Edhe një zyrtarë tjetër nga brezi i ri i politikanëve brenda PDK-së pjesë e strukturave të degës së PDK-së në Ferizaj përkrah fuqishëm deklaratën e bashkëpartiakës, znj. Donjeta Sahatçiu nënkryetare e komunës së Prishtinës.

Ai fton për unitet të spektrit politikë në këto momente të vështira për vendin dhe shprehe besimin e tijë se PDK-ja ashtu siq i ka pri të gjitha proceseve më të rëndësishme në vend edhe kësaj radhe do të jetë promotore e krijimit të unitetit politikë në këto rrethana të vështira për vendin.

“Shembull që duhet vlerësuar lartë dhe duhet ndjekur edhe subjektet tjera politike, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet, koncensuesi nacional, bashkërendimi i veprimeve politike i gjithë spektrit politik është më se i nevojshëm, pozita dhe opozita duhet të jenë bashkë në këto momente të vështira për vendin”, ka shkruar Faton Hasani i cili është pjesë e strukturave të PDK-së në Ferizaj.

Hasani ndër tjera ka thënë se garat politike ekzistojnë dhe janë të shëndetshme për demokracinë por në momente vendimtare ato duhet lënë anash.

“Garat politike në demokraci nuk ndalen kurrë por në momentet e tilla në çfarë gjendet aktualisht vendi duhet lënë menjanë interesat partiake”, ka shkruar Hasani.

Postimi i Hasanit:

Shembull që duhet vlerësuar lartë dhe duhet ndjekur edhe subjektet tjera politike, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet, koncensuesi nacional, bashkërendimi i veprimeve politike i gjithë spektrit politik është më se i nevojshëm, pozita dhe opozita duhet të jenë bashkë në këto momente të vështira për vendin.

Garat politike në demokraci nuk ndalen kurrë por në momentet e tilla në çfarë gjendet aktualisht vendi duhet lënë menjanë interesat partiake.

Personalisht kam pritur një qasje të tillë konstruktive nga PDK-ja dhe i përgëzoj për maturine politike, njëhkohësisht i ftojë të jenë promotor të arritjes së koncenzusit politik në vendin tonë, PDK-ja si subjekt politik me kontribut të veqantë që i ka i ka prire proceseve më të rëndësishme dhe më të vështira për vendin, kam besim të plotë se edhe tani do të jap gjithë qfarë është e nevojshme për situatën në të cilën gjindemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka kërkuar…