Hasani ia dorëzon Policisë së Kosovës medaljen e kryeministrit Rama

18 dhjetor 2019 | 15:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë ‘Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional’, për njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës.

Kjo medalje është ndarë me motivacionin për përkushtim të jashtëzakonshëm në kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Policisë së Kosovës këtë medalje, sot, ia ka dorëzuar ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani.

“Sot, më 18.12.2019, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin MEHMETI, priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Nait HASANI, i cili përcolli tek Policia e Kosovës ‘Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional’, të ndarë nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi RAMA, për Njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në…