Hasani kërkon ligj për mediat
03 maj 2018
| 19:20
Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes ishte motoja e protestës së gazetarëve në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke kërkuar që rastet e kërcënimeve dhe sulmeve të adresohen nga gjyqësori.
Kryetari i Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se duhet të bëhet një ligj i veçantë për media.
“Ne në komision jem dakord që ta bëjmë një ligj për media, urojmë që deri në fund vitit të shkojë në Kuvend”, ka thënë Hasani në “Info Magazine”.