Hasani kërkon nga fermerët të mos luajnë me çmimet e pemëve dhe perimeve
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, u ka bërë thirrje fermerëve të mos luajnë me çmimet e pemëve dhe perimeve.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë iu bënë thirrje të gjithë fermerëve të pemëve dhe perimeve që janë të mbrojtur me vendimin 02/57 të Qeverisë së Kosovës që të mos luajnë me çmimet e tregut duke dëmtuar konsumatorin. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke e monitoruar tregun çdo ditë dhe nëse gjejmë se çmimet janë ngritur do të reagojmë me heqjen e masës së përkohshme mbrojtëse”.
“Qëllimi i masës mbrojtëse është për t’i mbrojtur prodhuesit nga konkurrenca e padrejtë, por jo dëmtimi i konsumatorëve me ngritje të çmimeve. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke u angazhuar fuqishëm që t’iu del në mbrojtje prodhuesve vendor, por jo duke i dëmtuar konsumatorët”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/