Hasani kërkon unitet për vlerat e luftës: Ato mbrohen duke i mbrojtur liderët e UÇK-së në Hagë

02 qershor 2024 | 15:33

Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë është bërë zbulimi i lapidarit, përkatësisht pllaka përkujtimore për të rënët e fshatit Pagarushë, dëshmorët dhe martirët e fshatit.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, Nait Hasani, njëri nga themeluesit e UÇK-së,  Kadri Kryeziu dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të politikës dhe qytetarë të shumtë.

Nait Hasani, në fjalën e tij, ka bërë thirrje për unitet dhe mbrojtje të vlerave të luftës. Ai ka thënë se këto vlera sot mbrohen duke mbrojtur krerët e luftës, të cilët padrejtësisht po gjykohen në Hagë, dhe duke i mbrojtur ata, ne mbrojmë edhe lirinë që kemi fituar.

Hasani ka përgëzuar pagarushasit për këtë vepër dhe për kontributin e këtij fshati, sidomos gjatë luftës së fundit, ku kanë mbajtur me bukë mbi 100 mijë banorë të zhvendosur dhe kanë furnizuar me armë të gjithë ata që kanë luftuar.

May be an image of 2 people, monument and text

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i shquar i Real Madridit, Luka Modriq do të…