Hasani: Kosova është e përkushtuar për reforma ekonomike

10 gusht 2018 | 16:00

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur të premten në takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall.

Ministri Hasani e ka informuar ambasadoren Stjernvall për punët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për projektet që janë duke u realizuar dhe klimën e biznesit në Kosovë. “Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Finlandës, dhe jam shumë mirënjohës për projektin për konkurrueshmërin në sektorin privat. Ne si MTI përfshijmë shumë fusha të sektorit privat dhe jemi shumë të përkushtuar për reforma ekonomike, që të jemi në hap me marrëveshjet që dalin nga MSA-ja”, ka thënë ministri Hasani.

Po ashtu ministri e ka njoftuar ambasadoren për mbështetjen e ndërmarrjeve që është duke iu bërë për ta ndryshuar bilancin tregtar.

Hasani ka thënë se janë duke u punuar shumë edhe në fushatë e metrologjisë, akreditimit dhe standardizimit, që janë parakushte për të eksportuar në tregun evropian.

Ambasadorja Stjernvall ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar kooperimin dhe bashkëpunimin me ministrin Hasani në fushatë ku vlerësohet si më e nevojshme.

Ambasadorja Stjernvall ka thënë se në Kosovë i ka bërë përshtypje rinia, e që sipas saj, shumë vende të tjera nuk e kanë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy turiste në kërkim në vendit perfekt për selfie-n perfekt,…