Hasani largohet nga Diosgyori

02 shkurt 2021 | 16:42

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani i ka dhënë fund aventurës me Diosgyorin në Hungari.

Sulmuesi vushtrrias u transferua te klubi hungarez në janarin e vitit 2018 nga Trepça ‘89.

Në tri vitet e fundit, Hasani ka bërë 91 paraqitje në kampionatin hungarez ku ka realizuar dhjetë gola.

“Faleminderit për gjithçka që bëtë për klubin. Ju urojmë shumë suksese në karrierën tuaj të mëtejshme”, shkruan klubi i Diosgyorit. Ndryshe, Hasani me fanellën e Kosovës ka bërë tetë paraqitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës përmes hartimit të urdhrit operativ policor, ka…