Hasani largohet nga Trepça ’89, shkon në Hungari

25 janar 2018 | 16:45

Ylli i futbollit të Kosovës, Florent Hasani edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Trepçës ’89 për të vazhduar karrierën në futbollin e Hungarisë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra kampione e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për medie. “Florent Hasani tani e tutje nuk do të jetë pjesë e klubit tonë, kurse deri te ‘ndarja’ vjen pasi presidenti i KF Trepça ’89, Abedin Zeka dhe klubi i mirënjohur hungarez, FC Diosgyori V.T.K. janë dakorduar për transferimin e Hasanit”, thuhet në njoftimin e Trepçës ‘89. Kryesia, stafi i trajnerëve dhe bashkëlojtarët i kanë dëshiruar shumë suksese futbollistit Hasani.

(Veton ZYMBERI)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dorëzuar të enjten…