Hasani me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë: Qëndresa ukrainase mori mbeshtetjen e botës demokratike

03 mars 2022 | 10:01

Ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani ka takuar ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov. Hasani ka shprehur solidarizimin me popullin liridashës ukrainas.

“Me qëndresën heroike populli i Ukrainës e fitoj mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian e të gjithë botës demokratike me mbështetje politike dhe humanitare”, ka shkruar ndër tjera Hasani.

Takimin me ambasadorin ukrainas, Hasani e ka bërë publik në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hasanit:

Sot takova në Tiranë ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri shkelqësin e tij zotin Volodymyr Shkurov,

Lufta dhe qëndresa e popullit dhe e udhëheqjes politike e ushtarke në Ukrainë, ishin qëllimi i takimit dhe temat që biseduam me ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, shkelqësin e tij z.Shkurov, që e njihja e kishim krijuar raporte të mira, që nga koha kur shërbeja në misionin diplomatik.

Vlerësova qendresën dhe atdhedashurin e ukrainasëve në mbrojtje të pavarësisë, lirisë  dhe kombit të Ukrainës, kundër agresionit e  pushtimit nga Rusia.

Shpreha solidaritetin tim dhe të shtetit të Kosovës dhe ndava dhembjen me humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm si të fëmijëve, grave e pleqëve, nga bombardimet e tmerrshme nga agresioni ushtarak Rus.

Me qëndresën heroike populli i Ukrainës e fitoj mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian e të gjithë botës demokratike me mbështetje politike dhe humanitare.

Paqja e liria fitohet e mbrohet me luftë !

Nderime e respekt qëndresës së popullit të Ukrainës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i policisë, Rashit Qalaj, ka akuzuar ministrin e Brendshëm,…