Hasani: MTI-ja do të investojë afër tre milionë euro për Zonën Ekonomike në Suharekë

26 prill 2018 | 18:53

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe  komuna e Therandës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për funksionalizimin e parkut të biznesit në vlerë 2-3 milionë euro, me qëllim që bizneset të ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe të punësojnë njerëz në këtë komunë.

Hasani nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka komentuar arritjen e kësaj marrëveshje.

Ai ka thënë se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje planifikohet të hapen 600 vende të reja të punës.

Postimi i plotë i ministrit Hasani:

Sot bashkë me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, ishim në Suharekë. Me kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj, nënshkruam marrëveshje për kompletimin e infrastrukturës në Zonën Ekonomike në Suharekë.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje planifikohet të hapen 600 vende të reja të punës.

MTI do të investojë afër tre milion euro për Zonën Ekonomike në Suharekë, Shirokë.

Urime Suharekë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e arrin edhe një sukses të madh në sportin…