Hasani në janar largohet nga Tirana
15 dhjetor 2023
| 11:16
Sulmuesi Florent Hasani pritet të largohet nga Tirana në afatin kalimtar të janarit. Në fakt, Hasani pritej të largohej që në merkaton e verës, përpara se të niste ky sezon, por në fund palët e përfshira nuk gjetën gjuhën e përbashkët.
Në këto kushte, ku në fund të këtij edicioni rrezikojnë ta humbasin falas, Tirana nuk do të bëhet më pengesë, Florent Hasani pritet të largohet gjatë merkatos së dimrit duke i dhënë fund bashkëpunimit me Tiranën. Nga shitja e Hasanit, skuadra shqiptare pritet të përfitojë një shumë të majme, afro 500 mijë euro, shumë që do ta investojnë sërish për të plotësuar vendin e lënë bosh nga “bomberi” i tyre. Sulmi nga Kosova është aktualisht golashënuesi më i mirë i Superligës me 10 gola të shënuar.