Hasani nga Shkëndija transferohet në Danimarkë
Ferhan Hasani i dha fund aventurës së tretë me Shkëndijën. Kapiteni e mbylli me kuqezinjtë nga Tetova dhe është transferuar në futbollin danez.
32-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 me Helsingorin, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit danez. Në sezonin e ardhshëm do të tentojë rikthimin në elitë.
“Buba” ka një përvojë të madhe. Mesfushori ofensiv ka veshur 43 herë fanellën e Maqedonisë së Veriut, teksa ka luajtur me skuadra si Wolfsburg, Helsinki, Al Raed. Hasani provoi edhe një aventurë të shkurtër në Superiore me Partizanin, ndërkohë që rikthehet pas tetë vjetësh në Danimarkë.
Lojtari nga Tetova ishte pjesë e Brondby në vitet 2013-2015. Tani rikthehet sërish në shtetin skandinav për ta ndihmuar Helsingorin për t’u ngjitur në Superligë.