Hasani pas transferimit te Rapidi: Kam folur me Rrahmanin, dua ta fitojë kampionatin

17 dhjetor 2023 | 13:43

Sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani është transferuar në Rumani te Rapid Bukureshti.

Hasani i bashkohet Albion Rrahmanit, ish-sulmuesit të Ballkanit, i cili verës është transferuar te Rapidi.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë, pas një sezoni fantastik në kryeqytetin shqiptar.

Sulmuesi i Kosovës ka folur për faqen zyrtare të Rapidit, duke thënë se dëshironte sa më shpejt të mbyllte marrëveshjen me Rapidin.

“Mezi po pres të vij në Bukuresht, të luaj përpara tifozëve të rinj dhe të realizojmë objektivat e klubit. Gjithashtu kam biseduar me Albion Rrahmanin, i cili më foli për klubin, njerëzit këtu dhe tifozët e mrekullueshëm”, ka thënë Hasani, duke shtuar se objektivat e klubit janë ta fitojë titullin e kapionit në Rumani.

“Kur je futbollist profesionist, duhet të fokusohesh fillimisht te objektivat e ekipit, të luftosh për to, të japësh gjithçka dhe më pas të mendosh për qëllimet e tua personale. Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi në krye të tabelës. Tifozët të vazhdojnë kështu, së bashku të bëjmë një punë të shkëlqyer. Respekt dhe dashuri për tifozët”, ka përfunduar Hasani.

Këtë sezon, ai ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje për Tiranën, derisa vitin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore me 16 gola.

Hasani ka pasur paraqitje edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bujanoc deri në orën 12:00 kanë votuar 8.6 për…