Hasani: Presidenti po synon komandimin e vullnetit politik në mënyrë jokushtetuese
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, profesori Enver Hasani, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ka komentuar letrën e fundit të presidentit Hashim Thaçi drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes së cilës presidenti e njofton Kurtin se nuk e ka shfrytëzuar të drejtën kushtetuese për formimin e qeverisë.
Por, Hasani ka thënë se presidenti ka ndërmarrë veprim jokushtetues, duke thënë se “të drejtat kushtetuese nuk mund të nënkuptohen se janë braktisur nga titullari dhe nuk mund të paragjykohet veprimi i titullarit, në këtë rast fituesit të zgjedhjeve sepse është jokushtetuese”.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link:
https://www.evropaelire.org/a/enver-hasani-hashim-thaci-qeveria-e-re-/30570662.html