Hasani prezantohet te Rapidi i Bukureshtit
Sulmuesi Florent Hasani është prezantuar si futbollist i ri i Rapidit të Bukureshtit. Futbollisti nga Kosova i është bashkuar skuadrës rumune nga Tirana për 300 mijë euro.
Raportohet se Florent Hasani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Rapid Bukureshtin, derisa ka zgjedhur numrin 8 te skuadra nga kryeqyteti i Rumanisë. 26-vjeçari te Rapidi do të bashkohet me futbollistin tjetër nga Kosova, Ermal Krasniqin që u transferua nga Ballkani verën e këtij viti.
Ndryshe, Hasani ka pasur një gjysmë sezoni fantastik me Tiranën duke shënuar 10 gola në 16 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar ai ishte golashënuesi më i mirë në Kategorinë Superiore me 16 gola të shënuar. Në Kosovë, ai kishte veshur fanellën e Vushtrrisë dhe Trepçës ‘89, ndërsa në Evropë karrierë ka bërë tek ekipet si Diosgyr, Kfar Saba dhe Gyirmot.