Hasani priti delegacionin e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës  

10 maj 2018 | 17:29

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka pritur të enjten delegacionin e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës (FBBFK), të prirë nga kryetari Esat Lata dhe sekretari i përgjithshëm, Sabri Dragusha.

Kjo pritje është bërë pas suksesit të arritur javën e kaluar në Kampionatin Evropian të IFBB-së, të mbajtur në Santa Sussana të Spanjës. Të pranishëm në ketë takim ishin edhe garuesit Besart Maxharraj, i cili zuri vendin e katërt në kategorinë +100 kg, dhe Edona Luta, e cila u rendit e pesta në Woman Body Fitness. Presidenti Hasani përgëzoi drejtuesit e federatës dhe vetë garuesit për suksesin e arritur, duke iu uruar atyre suksese edhe në garat e ardhshme. Nga ana tjetër, kryetari i FBBFK-së, Esat Kata, ka thënë se federata që ai drejton do të mundohet t’i sjell sa më shumë medalje vendin tonë. Edhe garuesit, Maxharraj dhe Luta, falënderuan presidentin Hasani për pritjen, duke premtuar se në kampionatet e ardhshme do të arrijnë suksese edhe më të mëdha.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se prej 25…