
Hasani: Programi i koalicionit AAK-PSD garanton zhvillim të hovshëm ekonomik
Kandidati për deputet i kolicionit AAK-PD, Bajram Hasani, ka prezantuar programin ekonomik të këtij koalicioni në fshatrat Bresalc, Ponesh e Zhegovc.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se programi i koalicionit AAK-PSD garanton një zhvillim shumë të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.
“Qeveria në ardhje e Ramush Haradinajt, pas 6 tetorit do të sigurojë një zhvillim më të mirë ekonomik të vendit nëpërmjet lehtësirave në politikat fiskale, mbrojtjes së prodhuesve vendorë”, ka thënë Bajrami.
Postimi i plotë i tij:
Sonte për të bashkëbiseduar për programin ekonomik të koalicionit AAK-PSD ishim në fshatrat Bresalc, Ponesh e Zhegovc. Qytetarët tashmë janë të bindur se programi ynë, është ai i cili garanton një zhvillim shumë të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.
Ata e mirëpritën idenë tonë për Fondin Zhvillimor.
Qeveria në ardhje e Ramush Haradinajt, pas 6 tetorit do të sigurojë një zhvillim më të mirë ekonomik të vendit nëpërmjet lehtësirave në politikat fiskale, mbrojtjes së prodhuesve vendorë.
Voto 119 për 100 % zhvillim, 100 % shtet
Voto Ramush Haradinaj 1
Voto Bajram Hasani 31