Hasani: Pse duhet votuar PDK-në dhe të propozuarit nga dega e Ferizajt

17 janar 2021 | 14:34

Anëtari i Partisë Demokratike, dega në Ferizaj, Faton Hasani, ka bërë një përshkrim të kandidatëve të për deputet nga dega e Ferizajt të cilët garojnë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit. Hasani u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve ferizajas dhe më gjerë që të votohet lista më e mira në këto zgjedhje ajo e “RIMËKËMBJES” me kandidatët e saj, duke potencuar të nëntë kandidatët e Ferizajt: Elmi Reçicën, Bajrush Xhemajlin, Imri Ilazin, Gazmend Bytyqin, Mexhide Topallin, Kristina Bytyçin, Lulzim Abazi, Adelina Grainca dhe Rashit Çalaj.

Faton Hasani

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkrimi i plotë i Faton Hasanit:

Pse duhet votuar PDK-në dhe të propozuarit nga dega e Ferizajt

1/z. Elmi Reçica, një jetë të tërë në shërbim të kombit dhe vendit ish i burgosur politikë, epror i lartë i UÇK-së, njeri nga politikanët më meritor në periudhën e pasluftës dhe shtet formimit, deputet me përvojë në disa legjislatura me kontribut të jashtëzakonshëm për shumë projekte infrastrukturore dhe tjera te realizuara në Ferizaj dhe regjion .

2/z. Bajrush Xhemajli njeri i sakrificës patriot i shquar i një familje e cila ishte e tëra në shërbim të çështjes kombëtare.

Dy herë i burgosur politikë ,kryetar i Komunës së Ferizajt me rezultate të jashtëzakonshme në punën e tij, deputet në disa legjislatura me kontribute të theksuara .

3/z. Gjeneral Imri Ilazi, ish epror i lartë fillimisht në UÇK e pastaj në TMK dhe FSK i dëshmuar si udhëheqës i denjë, patriot me kontribute të veçanta për vendin gjatë gjithë jetës së tij.

4/z. Gazmend Bytyqi njëri nga luftëtarët më të dalluar të UÇK-së , intelektual dhe patriot i shquar kontribut dhënës në të gjitha periudhat e jetës së tij, deputet i dalluar në legjislaturën e fundit botues i disa veprave aktivist i hershëm i çështjes kombëtare .

5/znj. Mexhide Mjaku Topalli aktiviste e përkushtuar dhe gjithmonë pjesë e proceseve të rëndësishme për vendin me kontribut të theksuar , njëra nga deputetet më aktive në parlamentin e Kosovës . E përkushtuar për vendin në të gjitha etapat e rrugëtimit të sajë politik e dëshmuar për mbajtjen e premtimeve dhe zotimeve të sajë pjesë e familjes Topalli e cila dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit .

6/znj. Kristina Bytyqi aktiviste dhe politikane e dalluar si Kryesuese e Kuvendit ka dëshmuar lidership dhe udhëheqje brilante të kuvendit, kuadër premtues dhe me një përvojë të konsoliduar politike dhe mjaftë premtuese .

7/z. Lulzim Abazi aktivist dhe me një përvojë të theksuar në kuvendin komunal si asamblist kontribut dhënës në shumë fusha, si humanist po ashtu i dalluar në veçanti në sportin Ferizajas .

8/znj. Adelina Grainca e përgatitur në aspektin profesional e gatshme për të marr përgjegjësi institucionale pjesë e një familje punëtore dhe të respektuar me kontribute të theksuara politike dhe patriotike por edhe humanitare, kuadër premtues .

9/z. Rashit Çalaj aktivist i hershëm i kauzës kombëtare, luftëtarë i UÇK-së, epror dhe Udhëheqës i Policisë së Kosovës i dëshmuar si lider i denjë dhe i suksesshëm  i përgatitur për të marr përgjegjësi  të reja në institucionet e vendit, vlerë e shtuar për PDK-në dhe  institucionet e vendit.

(Autori është veprimtar dhe pjesë e strukturave të PDK-së në Ferizaj).

Rashit Qalaj 30

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli shkon me moralin e lart në finalen e Superkupës…