Bajram Hasani: Qytetarët janë përcaktuar për fitoren e koalicionit AAK-PSD
Bajram Hasani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD pak ditë para zgjedhjeve u është drejtuar qytetarëve me një mesazh.
Hasani u ka bërë thirrje qytetarëve, e në veçanti atyre të rajonit të Gjilanit që të votojnë për njerëz të ndershëm të cilët e kanë dëshmuar se punojnë për të mirën e qytetarit.
“Fushatës po i vie fundi. Pothuajse secili tashmë jemi përcaktuar për kënd do të votojmë të dielën, më 6 tetor.
Qytetarët e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë e krejt Kosovës janë përcaktuar për fitoren e koalicionit AAK-PSD”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Për mua si ish ministër i Qeverisës së Kosovës, do të jetë nder të ju përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës. Vota juaj për njerezit tuaj, për njerëzit e mirë të kësaj ane, profesionistët, ata që ua kanë dëshmuar me punë e ndershmëri, është votë për të ardhmen e fëmijëve tuaj, votë për shtetin e sigurt, shtetin zhvilluar ekonomikisht”, ka shkruar ai.
Hasani ka theksuar se e diela, po vjen.
“Para se të niseni për të votuar kujtohuni se në listë ka njerëz që për të mbrojtur taksat tuaja, djersën tuaj kanë hequr dorë nga privilegjet e posteve ministrore dhe nuk janë lëkundur para asnjë presioni, kërcënimi e shantazhi. Për fëmijët e mi, për fëmijët tuaj, për familjet tona të shenjta, votoni drejt. Koalicioni për 100 % shtet, ju garanton mirëqenie, siguri, barazi për të gjithë. 119 AAK-PSD, 1 Ramush Haradinaj, 31 Bajram Hasani”, ka shkruar Hasani.