Hasani: Rajoni është i kërcënuar, Shqipëria dhe Kosova të tregojnë bashkëpunim
16 janar 2024
| 11:12
“Rajoni sot më i kërcënuar sesa në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit”. Kështu ka deklaruar ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një konferencë për mediet në Prishtina, ku ishte së bashku me homologen e tij, Donika Gërvalla.
Hasani ka thënë se rajoni ndodhet në një moment delikat, pavarësisht progresit së realizuar gjatë viteve të shkuara.
Kështu për të, ka ardhur koha që vendet dhe forcat pro-Bashkimit Evropian të punojnë së bashku për të avancuar bashkëpunimin.
Sipas tij, në bashkëpunimin për të ardhmen e rajonit, Shqipëria e Kosova në zemër të kësaj përpjekje.