Hasani: Rekomandimi për heqjen e vizave, lajm historik
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për marrjen e rekomandimit pozitiv për heqjen e vizave.
Ai ka thënë se ky nuk është vetëm lajm që vlerëson përkushtimin e Kosovës për të përmbushur obligime, por një tregues i qartë se e ardhmja e shtetit tonë është orientimi euroatlantik.
Hasani i është gëzuar faktit se qytetarët e Kosovës po bëhen bashkë me qytetarët e vendeve të tjera nga Ballkani për të lëvizur pa viza.
“Lajmi i shumëpritur nga Brukseli se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave është historik. Ky nuk është vetëm lajm që vlerëson përkushtimin e vendit tonë për të përmbushur obligime, por një tregues i qartë se e ardhmja e shtetit të Kosovës është orientimi euroatlantik. Më gëzon fakti se qytetarët e Kosovës po bëhen bashkë me qytetarët e vendeve tjera nga Ballkani për të lëvizur pa viza. Tashmë është e qartë se udhëtimi i fundit me viza nuk ka qenë kurrë më afër. Urime Kosovë!”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/